27-vjetori i Epopesë së UÇK’së, PDK bën homazhe në Prekaz e Marinë

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se sot kanë bërë homazhe në Prekaz dhe Marinë, në fillim të Ditëve të Epopesë së UÇK-së.

Deputeti i PDK ka shkruar se këto homazhe janë bërë në nderim të sakrificës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që kanë dhënë jetën për lirinë e vendit.

“Sot, në fillimin e Ditëve të Epopesë së UÇK-së, për homazhe në Prekaz dhe Marinë, duke nderuar sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Lavdi!’’, ka thënë Hoxhaj.

Te Fundit