Dyshimet për vjedhje votash në Vushtrri, reagon sekretari i LDK-së: Mohon akuzat dhe përmend një rast i “trenit bullgar”

Pas përhapjes së lajmeve për dyshime të keqpërdorimit dhe vjedhjes së votave në një qendër votimi në Komunën e Vushtrrisë, ka reaguar sekretari i degës së LDK-së në këtë komunë, Betim Grabanica.

Grabanica ka mohuar akuzat dhe ka shpjeguar se ai dhe anëtarët e tjerë të LDK-së kishin hasur një fletëvotim të pavulosur në një qendër votimi ku ai kishte qenë kryesues. Sipas tij, ai ka ndërprerë menjëherë procesin e numërimit dhe ka njoftuar përgjegjësit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KKZ).

“Nuk kam asnjë lidhje me raportimet në disa media për keqpërdorim. Ato janë lajme të rreme dhe kanë për qëllim të shpërqendrojnë vëmendjen dhe të fshehin keqpërdorimet që kanë ndodhur ditën e votimit. Ne i zbuluam këto duke evidentuar fletëvotimet e pavulosura dhe ndërhyrjet në librin e votuesve, të cilat ngjallin dyshime për fenomenin e njohur si ‘treni bullgar’. Të gjitha këto raste janë raportuar në KKZ”, ka thënë Grabanica.

Ai ka përmendur gjithashtu një rast tjetër që ka ndodhur në një qendër votimi në Bahri Haxha (2701/05), ku janë evidentuar ndërhyrje në listën e nënshkrimeve të votuesve. Sipas Grabanicës, me laps kimik janë fshirë emrat dhe numrat personalë të votuesve, por janë ruajtur nënshkrimet e tyre. Ky rast gjithashtu është raportuar në KKZ, dhe numërimi ka qenë i ndalur dhe kthyer në pikën zero, pasi është gjetur një fletëvotim i pavulosur.

Grabanica ka theksuar se të gjitha këto raste janë proceduar dhe janë raportuar tek autoritetet përgjegjëse për trajtim dhe hetim.

Reagimi i plotë:

Te Fundit

+ There are no comments

Add yours