Festa e Pavarësisë së Kosovës: Homazhe dhe Aktivitetet përkujtimore në Skenderaj

Festa e Pavarësisë së Kosovës ka nisur në mënyrë solemne që në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme në Komunën e Skenderajt. Ky 17 shkurt shënon një ditë të shënuar për qytetarët e Kosovës, dhe për këtë rast janë organizuar aktivitete të ndryshme, si homazhe dhe gara sportive, për të nderuar sakrificat e të rënëve dhe për të festuar arritjet e kombit.

Delegacioni i nivelit të lartë i Komunës, i udhëhequr nga kryetari Fadil Nura dhe nënkryetari gjeneral Sami Lushtaku, ka realizuar homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, ku janë shprehur mirënjohje dhe respekt për të rënët e Jasharëve. Ky moment përkujton sakrificën e pashembullt të familjes Jashari dhe të gjithë luftëtarëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në këtë aktivitet përkujtimor kanë marrë pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu, dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me deputetë të ardhshëm dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, personalitete të kulturës dhe sportit, si dhe qytetarë të shumtë të komunës.

Në kuadër të ceremonive, Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur një seancë solemne, ku janë mbajtur fjalime të rëndësishme nga drejtuesit lokalë, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj dite për popullin e Kosovës.

Një tjetër moment përkujtimor ka ndodhur në Kompleksin e Dëshmorëve në Morinë, ku janë vendosur kurora me lule të freskëta te monumenti i dëshmorëve, si një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për ata që dhanë jetën në luftën për lirinë e Kosovës.

Një aktivitet tjetër përkujtimor është organizuar në fshatin Açarevë, ku është zbuluar pllaka “Shkëmbi i pathyeshëm” në nderim të dëshmorit Smail Selim Kodra, duke e nderuar kështu kujtimin e heronjve të luftës.

Për të festuar këtë ditë të shënuar, Komuna e Skenderajt ka organizuar edhe aktivitete sportive. Në Palestrën Sportive “Ilaz Kodra” janë zhvilluar gara sportive në futboll të vogël, duke krijuar një atmosferë festive dhe bashkëpunuese mes qytetarëve të të gjitha grupeve dhe kategorive.

Në këtë ditë të veçantë, Komuna e Skenderajt ka shprehur një herë tjetër respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në arritjen e lirisë dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës./vision-mega/

Te Fundit