Këta janë kanditatët për deputetë të partive që janë renditur të fundit në listë me më së paku vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përditësuar të dhënat e fundit në lidhje me votat e kandidatëve për deputetë.

Në përditësimin e bërë me 99.96%, janë mësuar se cilët janë kandidatët për deputetë të partive që janë renditur të fundit në listë, gjithnjë pa llogaritur votat e disaporës dhe ato me kusht.

Kandidatja që është renditur e fundit me më së paku vota në listën e VV-së është Brunilda Gjura Tafili me 3484 vota.

Kandidatja që është renditur e fundit me më së paku vota në listën e PDK-së është Arta Nallbani me 2676 vota.

Kandidatja që është renditur e fundit me më së paku vota në listën e LDK-së është Sevdije Lama me 1780 vota.

Kandidati që është renditur i fundit me më së paku vota në listën e AAK-së është Agim Preniqi me vetëm 347 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të premten në mbrëmje, është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime më 9 shkurt.

Gjatë javës së ardhshme nis numërimi i votave nga diaspora dhe atyre me kusht.

Te Fundit