Një person është arrestuar në Skenderaj, i cili dyshohet se ka ekspozuar armën e zjarrit në rrjetet sociale.
Hetuesit e Stacionit Policor në Skenderaj, të dyshuarin e kanë shoqëruar ne polici, ndërsa në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma si dhe tetë fishekë.
“Hetuesit e Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar personin e dyshuar në një fshat të Skenderajt pasi që i njëjti më parë në rrjete sociale kishte postuar një video në të cilën ishte parë duke shtënë me një armë zjarri tytë shkurtër. Personi i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar ne polici ndërsa në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma e llojit pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorur nga i dyshuari si dhe tetë fishekë.
Pas intervistimit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve” dhe ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe me vendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftimin e policisë.