Sot u zhvillua takimi mes Drenicës dhe Rahovecit, ku pati një interesim të vogël për ta ndjekur ndeshjen, me rreth 100 shikues të pranishëm në stadium.
Ndeshja përfundoi me një fitore minimale për Drenicën. Golin e vetëm e realizoi Mohamed Fofana, pas një asistimi të shkëlqyer nga Arbios Thaqi.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit, edhe pse vendasit kishin disa mundësi për të shënuar, por rrjeta nuk u tund më shumë se një herë.
DRENICA 1-0 RAHOVECI