Platforma eKosova është zhvilluar edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi përmes Facebook se platforma eKosova është e qasshme edhe si aplikacion mobil, transmeton lajmi.net.
Kurti u shpreh se ky është një tjetër hap drejt digjitalizimit të shërbimeve shtetërore.
“Certifikatat e gjendjes civile, certifikatat e pronës dhe kopjet e planit, obligimet e tatimit në pronë e gjobat në trafik, vazhdimi i regjistrimit të veturës, certifikata për historinë penale, aplikimet për shtesa, benefite, grante e subvencione, pagesat elektronike, e së fundmi edhe raporti kreditor – të gjitha këto shërbime dhe shumë të tjera tani janë në dispozicion online në e-Kosova, më lehtë se kurrë më parë!”, shkruhet në postimin e kryeministrit, Kurti në Facebook.