Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se kanë vendosur për të mos bashkëpunuar me Qeverinë Kurti në organizimin e aktiviteteve për 17-vjetorin e pavarësisë dhe 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.
Sipas tij kjo nuk është një bojkot ndaj vetë manifestimeve, por një refuzim i bashkëpunimit me Qeverinë.
Ai ka treguar edhe arsyet se pse kanë marrë këtë vendim.
“Ne nuk e kemi bojkotuar manifestimin. Ne e kemi bojkotuar Qeverinë në detyrë. Ne kemi plotë arsye pse e kemi kundërshtuar. Mundem të ua tregoj 1 mijë arsye pse ne e kundërshtojmë këtë njeri që është në pushtet. Zoti Kurti asnjë invalid nuk e ka çuar ta shërojë, asnjë veteranë nuk e ka çuar jashtë vendit ta shërojë, as një fëmijë të dëshmorit nuk e ka çuar ta shërojë. Zoti Kurti asnjë takimin nuk e ka mbajtur me veteranët që katër vite. Një takim e mbajtur me ish-ushtruesin e detyrës Faton Klinakun. Dhe aty s’kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe i ka përzë, iu ka qit kushte. Qeveria iu qet kushtet veteranëve, a ka ndonjë kund kjo në historinë botërore…
Ne kemi bojkotuar qeverinë jo manifestimin… mos u mundoni me na i vesh këto njolla si organizatë se është turp. Të cilët po munden ta bëjnë këlyshët e Albin Kurti, të cilët paguhen dhe shkruajnë në Facebook. Që tri ditë me kanë sharë e fyer”, ka thënë Gucati në Debat Plus.
+ There are no comments
Add yours