Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçit.
Nura tha Haxhi Thaçi iku nga kjo botë me mërzi të madhe.
“Lamtumirë, Baci Haxhi!
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e kobshëm, për vdekjen e babait të Presidentit Hashim Thaçi, Baci Haxhi, që iku nga kjo botë me mërzi të madhe.
Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Thaçi dhe të gjithë të tjerëve që u prekën nga ky lajm morti!”
+ There are no comments
Add yours