KF Drenica bën homazhe në Prekaz në nder të 5, 6 dhe 7 Marsit

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të datave 5, 6 dhe 7 mars, që shënojnë “Epopejën e UÇK-së”, organizohet një manifestim në nderim të veprës dhe sakrificës së familjes Jashari për lirinë e Kosovës.

Sot, me nderim dhe respekt të thellë, kryesia e Klubit Drenica, së bashku me stafin e trajnerëve dhe futbollistët, realizuan homazhe në Prekaz, në kompleksin memorial të familjes Jashari, për të kujtuar dhe nderuar sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij heroike.

Në këtë vend të shenjtë të historisë sonë, ne u përkulëm me mirënjohje për jetën dhe veprën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari!

Te Fundit

+ There are no comments

Add yours