Reagon edhe ArtMotion, kërkon falje!

Gjatë ndeshjes së sotme mes Juventusit dhe Interit, komentatori Andi Lokaj bëri një koment skandaloz, duke ofenduar rëndë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas përfundimit të pjesës së parë, Lokaj u zëvendësua me komentatorin Arbon Flugaj. Pas këtij gjesti fyese drejtuar kryeministrit të vendit, kompania ArtMotion ka dalë me një njoftim, në të cilin ndër të tjera shkruhet:

Reagimi i plotë i kompanisë pa ndërhyrje në shkrim:


“ArtMotion kërkon falje për incidentin gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter
ArtMotion shpreh keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga komentatori Andin Lokaj në ndeshjen e luajtur sonte ne mes Juventus dhe Inter në kanalin Sport1.


Vlerësojmë se gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend dhe joprofesionale.
ArtMotion sapo ka vërejtur se çka po ndodh ka marrë menjëherë masa për ta ndërruar komentatorin, duke e zëvendësuar me komentatorin Arbon Flugaj, i cili ka vazhduar komentimin deri në fund të ndeshjes.


ArtMotion ka inicuar procedurën e masës disiplinore për këtë lëshim të rëndë profesional ndaj komentatorit Lokaj.
ArtMotion distancohet nga kjo sjellje, shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe iu kërkon falje të gjithë atyre që e kanë shikuar ndeshjen.”

Te Fundit

+ There are no comments

Add yours