Skandaloze- Kandidati për deputet i VV-së i quan lajme të mira problemet shëndetësore të Thaçit dhe zgjatjen e paraburgimit

Luan Gacaferri, kandidat për deputet në kuadër të Listës Guxo dhe Lëvizjes Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka përdorur gjuhë skandaloze sa i përket zhvillimeve në Hagë ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.

Gacaferi i është gëzuar problemeve shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po mbahet në Hagë dhe sot nuk arriti të jetë i pranishëm në seancë si shkak i këtyre problemeve shëndetësore.

Madje duke shkuar edhe më tej, Gacaferri e quajti lajm të mirë edhe vazhdimin e paraburgimit për Thaçin dhe Kadri Veselin.

Thaçi mungoi sot në gjykimin në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ai ka pasur probleme shëndetësore, dhe për këtë e ka pasur të pamundur pjesëmarrjen, siç ka konfirmuar avokati i tij, Luka Misetiq.

“As unë nuk kam informacion, sekretarja më njoftoi se klienti nuk ndihej mirë, dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme. Nuk jam konsultuar fare me klientin lidhur me këtë. Mendova se ishte zgjidhur prej jush” – tha Mistiq.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Gacaferi i njohur ndryshe edhe si “Luan fataliteti”, duke shprehur gëzimin e tij rreth kësaj, ka pyetur nëse ka lajme të tjera të mira.

“A ka naj lajm të mirë sot për Kosovën a jo!!!Thaqi për shkaqe shëndetsore nuk merr pjesë në seancën gjyqësore, ju vazhdohet paraburgimi, Tahiri se kalon pragun, Haki Abazi i merr veç 1 vota, Ardian Kastrati se kalon pragun, Pay Pali po lufton për jetë a vdekje me pragun, Zafir Berishës ja kishin vjedh hakerat votat……… Hajr e boft Zoti se tjetër s’don njeri çka me thonë!” – ka shkruar ai./

Te Fundit